PS: Me 14 maj proteste e madhe ne Tirane
Albeu.com
Grupi kuvendor i Partisë Socialiste ka vendosur që të organizojë një tjetër protestë të madhe në datën 14 maj në Tiranë. Pas mitingut të ditës së sotme, grupi kuvendor socialist paralajmëroi mbajtjen e një tjetër mitingu të madh më ...... datë 14 maj, datë kjo që përkon me 2 javorshin e nisje së protestave dhe grevës së urisë përpara selisë së kryeministrisë.

Gjithashtu grupi parlamentar i PS-së ka vendosur se protestat do të shpërkallëzohen në të gjitha qytetet e vendit krahas grevës së urisë dhe tubimeve të përditshme në bulevardin "Dëshmoret e Kombit" në Tiranë.

Grupi parlamentar i PS ka vendosur edhe vazhdimin e një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin e Shqipërisë dhe se përshkallëzimi i protestave në të gjithë vendin do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesës për hapjen e kutive të votimit.
Shtuar më 09/05/2010, ora 19:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori