PS mbledh tryezën për energjinë
Edi Rama
Në kuadër të nismës ‘Për një Rilindje Shqiptare’ Partia Socialiste mblodhi sot tryezën për energjinë ku u diskutuan
cështje të industrisë, energjisë, burimeve natyrore e minerare.

Kryetari i PS-së Edi Rama akuzoi sot qeverinë se po përdor cdo burime energjie e industrie për përfitime financire të një grupi njerëzish dhe në dëm të popullit.
“Bota e ka një fabrikë cimentoje për 7 milionë njerëz, kurse Shqipëria ka një fabrikë cimentojë për cdo 300 mijë banorë”. Ndërkohë kreu i kësaj partie u shpreh i shqetësuar për rritjen e adrejtë të çmimeve.


“Kriza e CEZ tani është shtrirë tërësisht në KESH. Burimet natyrore shfrytëzohen pambarimisht dhe ne importojmë energji elektrike me 60 euro dhe eksportojme me 40 euro. Dhe humbjen nga keqperdorimi i energjisë elektrike qoftë për shkak të mungesës apo për shkak të korrupsionit është e barabartë me gjithë prodhimin e Vaut të Dejës. Sot energjia elektrike është 65 % më ë shtrenjtë se viti 2003, nafta 3 herë më e shtrenjtë, dhe këtu nuk ka keqkuptim. Evazioni fiskal po lulëzon, u konfirmua me fakte se kontrabanda e naftës është një aktivitet kriminal, por e organizuar politikisht”, u shpreh Rama. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2012, ora 01:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori