Update- Partia Socialiste ka zyrtarizuar ftesen për LSI-në për një koalicion parazgjedhor me këtë forcë politike. Mësohet se ftesa nuk është miratuar në unanimitet ndërsa mbledhja e kryesinë është shoqëruar me debate.
09:11 -Partia Socialiste
mbledh sot kryesinë ku pritet të diskutohet mbi
koalicionet parazgjedhore të 23 qershorit. Anëtarët e kryesisë do të shkëmbejnë mendimet edhe për afrimin e LSI-së apo ndonjë aleancë të
mundshme me Aleancën Kuq e Zi.
Kreu socialist, Edi Rama është shprehur se e ka lënë derën e hapur për një aleancë të
mundshme për LSI, por i takon kësaj të fundit që të shkëpusë raportet me Sali Berishën dhe qeverinë e tij. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2013,
ora 11:31