PS mbledh asamblenë
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e saj Kombëtare ditën e shtunë ku pritet të diskutohen shumë çështje të cilat kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të partisë. Sipas Gazetës Shqiptare do të ketë dy raporte, një që do të mbahet nga sekretari organizativ, Blendi Klosi, sa i përket zgjedhjeve në 117 njësitë vendore dhe tjetri do të mbahet nga sekretari për programin, Ilir Beqaj i cili do të raportojë mbi ecurinë e diskutimeve dhe tryezave të zhvilluara gjatë këtyre ditëve.


Sekretari organizativ pritet të informojë edhe në lidhje me numrin anëtarësimeve të reja në parti, gjatë gjithë periudhës. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2012, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori