PS, Beqja: Saliu po vjedh edhe statistikat
Partia Socialiste ka akuzuar sot institutin e statistikave se publikon të dhëna të cilat nuk kanë lidhje me realitetin shqiptar. Në një konferencë për shtyp, sekretari për programin Ilir Beqja theksoi se në këto 7 vjet është shkatërruar shërbimi statistikor në vend.


Sipas tij si pasojë e politizimit të tejskajshëm të INSTAT-it është prekur niveli më i ulët i besueshmërisë për të dhënat.

"Aktualisht jemi në shkelje flagrante të ligjit për statistikat pasi nuk kemi një program të miratuar të statistikave kombëtare. Këshilli i statistikave ka përgjegjësi siç ka përgjegjësi edhe kryeministri sepse ai duhet të dërgonte në Kuvend programin statistikor” shtoi Beqja.

Ai ka premtuar se Partia Socialiste kur të vijë në pushtet do të rikthejë pavarësisë në institutit të statistikeve duke bërë këtë institucion objektiv dhe të besueshëm për publikun.


"Ne do të rikthejmë pavarësinë e institutit të statistikeve duke e vënë INSTAT-it në varësi të Kuvendit e Shqipërisë. Ne do të zbatojmë parimet e paanshmërisë, objektivitetit, pavarësisë dhe profesionalizmit. Ne do të ngrejmë një strukturë të besueshme për të përpunuar statistikat. Ne e kemi gati ngritjen e shërbimit statistikor", shtoi Beqja. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2012, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori