Majlinda Bregu ironizon debatin PS-LSI: Çfarë ndodhi me kontratën e koalicionit?

Një atmosferë aspak paqësore është krijuar në koalicionin qeverisës PS-LSI pas akuzave të drejtëpërdrejtatë ministrit Koka ndaj Policisë së Shtetit.

Por nga ana tjeter kemi Ramën i cili iu përgjigj ministrit me anë të një raporti i cili tregon se Policia e Shtetit është institucioni më i besueshëm i qytetarëve.

Në këtë vorbull të paqarta mesazhet nga të dy palët, sot ka ndërhyrë dhe deputetja demokrate Majlinda Bregu e cila me anë të një postimi në faqen e saj në FB, ka publikuar marrëveshjen PS-LSI, firmosur në Shkodër në Prill të 2013.

“Meqë është e shtunë dhe ka kohë për të lexuar. Lexim të qetë”- shkruan Bregu, duke postuar pikat e marrëveshjes mes PS dhe LSI.

Ky postim tregon pikat bazë ku duhet të jetë i bazuar koalicioni qeverisës PS-LSI, por që deklaratat e fundit mes palëve vënë në dyshim që diçka nuk shkon mes palëve./albeu.com/

Shtuar më 28/01/2017, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori