PS-LSI, marrëveshje edhe për zgjedhjet vendore
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të kenë marrëveshje edhe për zgjedhjet e pjesshme të 1 shtatorit. Për kryetarë të komunave Dardhë dhe rrethinat, pas shkarkimit të atyre të mëparshëm me vendim qeverie për abuzim me detyrën.Socialistët kanë preferuar që në Dardhë të Korcës, të mos paraqesin fare kandidat duke ia lënë këtë komunë Lëvizjes Socialiste për Integrim, qe garon me Genci Hamollarin.

Ndërsa në rrethinat e Shkodrës, tërheqjen e bën LSI-a e cila do të mbështesë kandidaturën e Luan Arushës që mban siglën e PS-së. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2013, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori