PS kundër kanditaturës së Leskajt për KLSH
Partia Socialiste ka vendosur gjatë ditës së djeshme të mos votojë pro dekretit të Presidentit për kreun e KLSH-së, Bujar Leskaj. Mësohet se kandidatura e Leskajt konsiderohet sërish një figurë politike, pasi ai vijon të jetë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ndaj edhe kjo, sipas të majtëve bie ndesh me një prej pikave të paktit prej 10 pikash, propozuar nga Edi Rama.


Deputetët e PS-së kundërshtuan edhe kandidaturën e parë të propozuar nga Presidenti për Kontrollin e Lartë të Shtetit, Sali Shehu i cili u hodh poshtë nga selia rozë pikërisht për të njëjtën arsye. Ndërkohë që vendimi zyrtarisht do të merret, gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit, fillimjavën që vjen, por drejtuesit e grupit, kanë vendosur që të mos ndryshojnë qëndrim edhe në këtë rast. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2011, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori