PS: KQZ vulosi nje proces e deformuar
Albeu.com
Partia Socialiste akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka mbajtur një standard të dyfishtë në gjykim, dhe që me vendimet e marra me forcën e votës u shndërrua në një celulë të Partisë Demokratike.Në një komunikim me mediat të përfaqësuesit ligjor pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj, Partia Socailiste bën të ditur se i gjithë procesi zgjedhor prodhoi një rezultat të dyshimtë dhe larg shprehjes së qartë të vullnetit të votuesve shqiptarë. Sipas Gjonçajt, KQZ vulosi sot një proces totalisht të deformuar dhe pa standarde.
Duke përsëritur me forcë vendimin e Partisë Socialiste për të mos njohur rezultatet e deformuara të këtyre zgjedhjeve bëri të qartë se ka marrë të gjithë masat konkrete për të vazhduar këtë beteje.
Reagimi i Partisë Socialiste erdhi menjëherë sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri shpalljen përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Shtuar më 02/08/2009, ora 06:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori