PS: Korrupsion nen mbikqyrjen e Berishes
Albeu.com
Duke kërkuar edhe një herë transparencë për pasurimin e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, Partia Socialiste ka deklaruar se korrupsioni në vend kryhet nën mbikqyrjen e kryeministrit Berisha.
Deputeti i Artan Gaçi deklaroi se vajza dhe djali i kryeministrit punojnë si sekser te pushtetit të të atit ndërkohë që pasuria e ministrit të kabinetit Berisha mund të quhet përrallore në një kohë krize. Sipas tij, vetëm nën sundimin e një kryeministri të zhytur në korrupsion, një ministër si Prifti nuk jep llogari për pasurinë.
"Refuzimi i Berishës për t'u prononcuar është provë se korrupsioni i Priftit e familjarëve të kryeministrit zhvillohet nën patronazhin e Berishës. Vetëm në qeverinë e Berishës , ministrat mund të zhvasin pasurinë e nje populli pa i hyrë gjemb në këmbë", pohoi deputeti.

Gaçi theksoi se kriza ekonomike, politike dhe e demokracisë është pasojë e korrupsionit .
"Sot PS kërkon transparencë të gjithanshme të zgjedhjeve, ekonomisë, privatizimeve, të pasurisë së ministrave sepse vetëm kështu mund të ketë shtet të së drejtës për të gjithë", përfundoi ai.
Shtuar më 31/07/2010, ora 13:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori