PS, Klosi: Shqipëria, qendër e trafikut të armëve
Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se po furnizon me armë Jeminin dhe Iranin. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Blendi Klosi ka theksuar se vendi është kthyer në qendër trafiku të armëve duke furnizuar dy nga regjimet më të egra atë të Jemenit dhe Iranit.

“Për fajin e Saliut sot furnizojmë me armë terroristë që luftojnë kundër partnerëve tanë ndërkombëtarë” theksoi Klosi duke shtuar se vendi është kthyer edhe në parajsën e kontrabandistëve serbë.

Ai gjithashtu ka akuzuar ministrat Arben Imami dhe Lulzim Basha se janë ata negociatorët e parave të pista.

Nderkohe Partia Socialiste njoftoi se do të zhvillojë një protestë para Ministrisë së Brendshme në Tiranë. Sipas burimeve nga selia rozë, protesta kundër Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha do të fillojë në oren 12:30.

Protesta zhvillohet kundër vrasjes së 4 shtetasve në demonstratën e 21 janarit në Tiranë.
Shtuar më 04/03/2011, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori