Plas “bomba”, Keisi del në takim me dikë tjetër dhe Stresi ka dy fjalë për të (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, Keisi ish-e dashura e reperit të njohur, Stresit ka dalë në një takim me dikë dhe këtë e ka bërë publike për të gjithë.

“S’ka si takimet e ditës”- shkruan bukuroshja dhe s’ka vonuar reagimi i Stresit.

“Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë”- ka shkruar reperi në postimin e tij në InstaStory, që u duk si një përgjigje për Keisin.

I kontaktuar nga “Iconstyle.al” për të na treguar më shumë lidhur me këtë situatë, Stresi u shpreh: “Makiazhi mund t’ju bëjë të bukur në paraqitjen e jashtme, por nuk mund t’ju ndihmojë nëse jeni e shëmtuar nga brenda. Veçse nëse e hani makiazhin.” Epo, duket se kjo mjaftoi për të sqaruar se ata e kanë me njëri-tjetrin!

Marrëdhënia e Keisit dhe Stresit është përfolur gjatë në media dhe “telenovela” e tyre e dashurisë vazhdon të ngjallë interes të madh tek publiku shqiptar.


Shtuar 2.09.2020 16:57