PS kerkon komision per kompanite e naftes
Albeu.com
Partia Socialiste paralajmëron ngritjen e një komisioni hetimor për privatizimin e kompanisë së naftës Armo dhe Albpetrol. Gjatë punimeve në seancë plenare, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erion Braçe akuzoi ...... mazhorancën për monopolizimin e sektorit të hidrokarbureve në vendin tonë duke e cuar këtë sektor në krizë reale.
Nga ana tjetër, Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar opozitën se po sulmon kompanitë e huaja të cilat kërkojnë të investojnë në Shqipëri për qëllime politike. Gjatë diskutimit për më shumë se 3 orë të aktit normativ për hidrokarburet, shefi i mazhorancës akuzoi opozitën se po mban një qëndrim antikapitalist.
Ndryshimet në p/ligjin e hidrokarbureve kanë ngjallur një debat të ashpër në Kuvend mes përfaqsuesve të opozitës dhe mazhorancës. Për më shumë se 3 orë palët kanë diskutuar dhe replikuar me njëri-tjetrin përsa i përket këtij projektligji.
Shtuar më 09/07/2010, ora 00:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori