PS kërkon dorëheqjen e Bashës: Nuk ka bërë asgjë për kryeqytetin
Pëlqej
Partia Socialiste i kërkoi sot kryetart të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha të japë dorëheqjen, pasi sipas saj nuk ka lënë asnjë gjurmë pune në kryeqytet.

Në një prononcim për mediat pranë digës së liqenit Artificial, sekretari për Çështjet Ekonomike në PS, Ervin Bushati, tha se kryebashkiaku Basha, njëkohësisht kryetar i PD-së, si një tallje ndaj qytetarëve të Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një pallat 20 katësh pikërisht në parkun e kryeqytetit.

“Ky është një monument skandaloz tallje ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët në ato ditë mendonin më shumë për parqet dhe jo për këto vepra. Në këto tre vite Basha nuk ka lënë asnjë gjurmë pune në qytetin e Tiranës dhe e vetmja gjë me të cilën është marrë ka qenë lulëzimi i degëve të PD-së dhe jo mirëqenia e qytetarëve të Tiranës. Pikërisht, sot ne denoncojmë dhe kërkojmë dorëheqjen e z. Basha si kryetar bashkie për të mbajtur fjalët që ka dhënë, për ato që bëri ‘be e rrufe’ se nuk do të merrej me politikë, por do të ishte një kryetar bashkie që do merrej vetëm me punët e Tiranës”, u shpreh Bushati./albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori