PS: Jo kandidaturës së Bollanos në Himarë
Vasil Bollano
Partia Socialiste ka vendosur të mos mbështesë kandidaturën e Vasil Bollanos për një mandat të tretë si kryetar i Bashkisë Himarë megjithëse ai është mbështetur nga PBDNJ, parti në koalicion me forcat politike të opozitës.
Burime nga PS, theksojnë se ky vendim për të mos mbështetur Bollanon si kandidat në zgjedhjet lokale vjen si pasojë e qendrimeve të vazhdueshme antikombëtare të Bollanos, dhe shkeljeve dhe abuzimeve që i janë faturuar atij.

Pas këtij vendimi të Partisë Socialiste, Bollanos i mbetet të kërkojë mbështetje politike në zgjedhje ndërkohë që mbetet për t’u parë se si do të jenë zhvillimet politike deri në 8 maj.
Shtuar më 09/03/2011, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori