PS-ja mbetet "thatë" në Himarë, në takimin elektoral Gjiknurit nuk i shkojnë as 100 vetë (FOTO LAJM)

Deputeti Damian Gjiknuri dhe kreu i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro kanë vijuar fushatën e tyre për zgjedhjet e anuluara të 30 qershorit. Dhe pse të vetëm në garë, pas përjashtimit të Fredi Belerit nga KQZ, sërish PS po vijon fushatën dhe në këtë qytet.

Sot Gjiknuri dhe Goro u ndalën në një takim me banorë në qendër të qytetit. Buzë detit të Jonit në shëtitoren e rregulluar së fundmi ata kishin bërë gati foninë dhe karriget, ku do uleshin vet dhe qytetarët.

Por dhe pse takimi pritej me pompozitet, rezultoi një flluckë sapuni, pasi nuk u mblodhën as 100 veta. Duke u ndodhur para kësaj situate, Gjiknuri dhe Goro e “hëngrën turpin me bukë” dhe vijuan takimin e programuar dhe 50 qytetarët. Dhe nuk u ndalën me kaq. Pas takimit, deputeti postoi dhe foto nga takimi ku shiheshin qartë se dukej një braktisje nga banorët.
Shtuar më 16/06/2019, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori