Deklarata e deputetit të PS-së irriton Manjanin: Shko kërkoja Edi Ramës! (FOTO LAJM)
Pushimi nga detyra e ish Ministrit të Drejtësisë Ylli
Manjani ka krijuar debate të forta, akuza dhe kundër akuza mes PS, LSI por dhe opozitës nga ana tjetër. Ditën e sotme në komisionin e Ligjeve deputeti i PD Eduar Halimi i kujtoi PS dhe LSI mbi akuzat e Manjanit duke u kërkuar një reagim ose shfajsim sepse sipas tij kjo në një mënyrë pranon çdo akuzë.
Por kjo akuzë nuk u pranuar nga deputeti i PS Piro Lutaj ku ai deklaroi se akoma nuk ka një reagim për shkak se po pritet
analizat mjekësore të Manjanit.
Dhe është pikërisht kjo përgjigje e cila ka detyruar sërish ish-ministrin e Drejtësisë tu përgjigjet sërish PS dhe gjithë kundërishtarëve .
"Përshëndetje, Po lexoj në një portal që, një deputet koti i Komisionit të Ligjeve
kërkon analizat e mia mjekësore..! I
sugjeroj deputetit rilindas të kërkojë
analizat e Kryetarit të vet! Nëse nuk ja jep i
sugjeroj ta kerkojë në memorien e shtypit shqipëtar. Ja ka botuar Gazeta Tema kohë më parë."
Ky status është postuar në rrjetin social Facebook nga vetë
Manjani ku
kërkon që deputetet të PS të kërkojnë
analizat e kryetarit të tyre./albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017,
ora 13:49