PS: Interesat e Berishes po izolojne Shqiperine
Albeu.com
Nje dite pas berjes publike nga Top Channel te mendimit te Komisionit Europian se Shqiperia ende nuk i permbush kushtet per liberalizimin e vizave, ka reaguar opozita.Erjon Brace, i cili kishte zgjedhur te fliste ne rrugen e ambasadave, vecoi si kusht te parealizuar pavaresine e gjyqesorit.

“Pavaresia e gjyqesorit eshte cenuar rende. Kryeministri Berisha ka mbrojtur interesat personale dhe te djalit te tij politik te perfshire ne korrupsion”, u shpreh Brace.

Deputeti Brace premtoi se nje qeveri socialiste pas zgjedhjeve te 28 qershorit do te beje gjithcka per permbushjen e kushteve, duke dhene edhe afate konkrete per heqjen e vizave.

“Une jam i bindur se prej 29 qershorit, qeveria e re, PS dhe aleatet e saj, do te permbushin detyrat dhe do te garantojne duke nisur nga janari 2010, levizjen pa viza te shqiptareve, ne te gjithe vendet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Brace.

Nga G99 anetari i kryesise Arbjan Mazniku shprehu keqardhje per mosberjen publike te kushteve qe permbahen ne udherrefyesin qe komisioni i dorezoi qeverise qe nje vit me pare.

“Ate qe nuk e morem dot vesh nga qeveria, e marrim nga Komisioni. Qeveria ngeli ne klase, duke i mohuar te drejten shqiptareve qe ne qershor te levizin lirshem ne vendet e Bashkimit Evropian. Po kane mbetur edhe 40 dite, kur Shqiperia do te kete nje ndryshim te madh”, u shpreh Mazniku. (tch)
Shtuar më 19/05/2009, ora 01:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori