PS: Hetoni pasurinë e Ilir Metës
Pëlqej
Pirro Lutaj
Deputeti socialist Pirro Lutaj vijoi sot sërish akuzat ndaj zv.kryeministrit Ilir Meta. “Ndonëse kemi parë gjatë vitit të fundit se Ilir Meta ka qenë tepër i zellshëm për të sulmuar opozitën duke i shërbyer në mënyrë mjerane Sali Berishës, që nga dita e djeshme Ilir Meta hesht dhe ka frikë ti përgjigjet një pyetje shumë të thjeshtë: Si është e mundur që përmes politikës të pasurohesh më shumë se përmes biznesit?”, u shpreh Lutaj.

Si ka mundësi, vijoi ai, që politikanë si Ilir Meta të jenë sot ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri? “Si ka mundësi që duke qenë deputet apo ministër të kesh prona anembanë si rrallë biznesmenë të tjerë? Përse Ilir Meta hesht dhe çfarë ka për të thënë për shtëpinë në bllok, mu në zemër të Tiranës, apo për vilën në gjirin e Lalzit ku edhe ullinjtë që ka mbjellë në kopshtin e saj i ka transportuar me helikopter?”, nënvizoi Lutaj.

Ai i kujtoi Metës se përveç se ti shërbejë Sali Berishës, ka ardhur koha ti japë përgjigje edhe shqiptarëve, që të zhytur në varfëri sot kanë më shumë se kurrë të drejtën për të pyetur e për të marrë përgjigje.
Shtuar më 20/11/2010, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori