PS heq dorë nga shkarkimi i Arben Malajt
Seanca e sotme plenare përkonte me mbylljen e sezonit. Sot, Kuvendi ka hequr dorë nga shkarkimi i Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë.

Fillimisht u zhvilluar një interpelancë mes ministres Besa Shahini, ku pati një debat me deputetin Andi Përmeti për ligjin mbi mesataren e maturantëve për pranimin në universitete. Më pas Balla theksoi se do të ashpërsohen ligjet për ata që dhunojnë policët dhe zyrtarët e lartë, deri në 5 vite burg dënimi. Ruçi nuk pranoi kërkesën e Beqajt për ndryshimin e ligjit mbi duhanin. Ministri Lleshaj theksoi se duhet të ashpërsohet ligji për përdorimin e armëve.

Në seancën e sotme është parashikuar të diskutohen edhe dy kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Nga ana tjetër, gjithnjë në fushën e koncesioneve, parashikohet të diskutohet edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar.

Shtuar më 18/07/2019, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori