Rama: Negociata kur kryeministri të jetë gati
Kryetari i PS-së Edi Rama i përgjigjet kërkesës së kryeministrit Sali Berisha për mandatimin e dy negociatorëve për zgjedhjen e presidentit. Ai i ka cilësuar teatër takimet e kryeministrit për presidentin e ri, pjesë e së cilës thotë ai nuk bëhet Partia Socialiste.

"E kam ftuar kryeministrin zyrtarisht jave me parë, ka refuzuar te pergjigjet zyrtarisht siç i takon. PS gati të dialogojë e negociojë kur kryeministri të jetë gati. Kryeministri mund të takojë të tjerët për teatrin e tij, jo Partinë Socialiste. Nëse do negociata me ne, duhet të biem dakord paraprakisht modalitetet. Që kryeminisitri të bëjë teatër me takimet për Presidentin e ri është zgjedhja e tij, por të flasë për besimin tim te njerëzit e mi është turpi i tij!", shkruan RamaTwitter. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2012, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori