Barcelona dhe Juventusi pranë zyrtarizimit të shkëmbimit të shumëpërfolur

Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio pretendon se negociatat po shkojnë shpejt drejt përfundimit dhe të dy gjigantët supozohet se kanë arritur marrëveshje.

Raporti pretendon se të dy nënshkrimet priten për atë datë dhe klubet në të vërtetë kanë arritur një marrëveshje.

Sipas Di Marzio, Pjanic është vlerësuar në 60 milionë dhe Arthur rreth 75 milionë, i cili thekson se Juventus duhet të shtojë bonuse rreth 10 milionë dhe 5 milionë euro.

‘OK-i’ përfundimtar nga mesfushori brazilian nuk ka mbërritur ende dhe raportet kanë pretenduar se ylli i Barcelonës ka qenë i pasigurt rreth këtij shkëmbimi.

Por Di Marzio pretendon se ai është bërë shumë më i bindur me kohën dhe duket i vendosur të pranojë një transferim te Bianconeri.


Shtuar 24.06.2020 09:55