PS, e shqetësuar për listat e votuesve
Partia Socialiste shprehu sot shqetësimin në lidhje listat e votuesve. Nga selia e PS-së, Bledi Çuçi, Nënsekretar për Çështjet Zgjedhore u shpreh se rreth 25 874 shtetas të dyshohen si të dubluar në listat zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit.

"Ekspertët tanë përfundimisht kanë nxjerrë një shifër prej 25 874 shtetas të dyshuar si të dubluar në listat zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Problematika e dytë serioze që lidhet me listën e zgjedhësve ka të bëjë pikërisht me ata zgjedhës që ende figurojnë sot në listën e zgjedhësve pa një adresë një saktë zgjedhore. Ekstrakti i fundit të përbërësve zgjedhore është 352 337 zgjedhës", thotë Çuçi.

Sipas PS, qarku me problematik me numrim më të madh të votuesve pa adrese mbetet Tirana me 87 mijë votues, pasuar nga Vlora 84 178, Shkodra, 38 827 dhe Korça 27 593 votues. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori