Motrat surprizojnë mësuesen heroinë pasi humbën vëllain: Ke qenë një nënë e dytë!

Programi i “Dua të të bëj të lumtur” ka sjellë një histori prekëse për ditën e mësuesit, 7 Mars.

Mësuese Rilindja ishte ftuar në program nga dy ish-nxënëset e saj, Matilda dhe Esmeralda.

Motrat kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar mësuesen për dashurinë dhe përkushtimin që kishte shfaqur ndaj vëllait të tyre të ndjerë, Edlirit.

Edliri në fëmijëri ishte prekur nga poliomeliti dhe fatkeqësisht kishte mbetur i paralizuar. Familja e tij kishte insituar që ai të shkollohej, por askush nuk e mbështeste.

Vetëm mësuesja e shihte Ilirin si të gjithë bashkëmoshatarët e tij dhe kishte marrë përsipër edukimin e tij.

Matilda dhe Esmeralda rrëfyen në studio se mësuese Rilindja e kishte përkrahur dhe ishte përkujdesur gjithmonë për Edlirin deri në ditën që ai kishte ndërruar jetë.

“Ke qenë më shumë se një mësuese për ne, ti ke qenë një nënë e dytë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për ne dhe për Edin!” ,- ishte mesazhi i motrave për mësuesen.

Ndërkohë nga ana tjetër, mësuesja u shpreh se Edliri kishte qenë një nxënës dhe djalë i rrallë dhe se i mungonte shumë./TCH


Shtuar 7.03.2020 22:02