PS: Duam rinumerimin e kutive, ndryshe nuk njohim parlamentin
Albeu.com
Partia Socialiste në një deklaratë për shtyp ka kërkuar rinumërimin publik të një sërë kutish përndryshe kjo forcë politike nuk do tw njoh parlamentin e ri. Sipas zëdhënëses Armela Imeraj Partia Socialiste kërkon rinumërim të kutive në qarqet Berat, Shkodër dhe Tiranë."Sot shqiptarët filluan të shohin me sytë e tyre se çfarë ka në kutitë e marra peng në Fier nga Sali Berisha. Orë pas ore të gjithë do të kuptojnë jo vetëm pse Sali Berisha i morri peng këto kuti, jo vetëm pse Ilir Meta nxitoi ta shpallte martesën me Sali Berishën pa u hapur kutitë e Fierit,Beratit Shkodrës, Tiranës e gjetkë" ka theksuar Imeraj. Ajo gjithashtu u shpreh se PS-ja është e vendosur të mos e njohë parlamentin pa u lexuar çdo votë e marrë peng nga Sali Berisha, përmes një komisioni qendror zgjedhor që kryeministri i rrëzuar në 28 qershor kërkon ta kthejë në një kapak të krimit të tij elektoral.
Shtuar më 12/07/2009, ora 21:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori