PS dorëzon sot kërkesën për Komision ndaj Kuvendit
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës në të cilën opozita pritet të paraqesë kërkesën e saj për ngriten e një Komisioni Hetimor Parlamentar ndaj kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli.

Konfirmimi për këtë komision hetimor është bërë dje nga deputetët e PS, të cilët pritet ta propozojnë nismën në seancën e sotme. PS pritet që të mbledhë ditën e sotme edhe kryesinë e saj.

Para seancës që pritet të fillojë në orët e paradites, kryetarës e grupeve parlamentare pritet të zhvillojnë një mbledhje mes tyre në lidhje me diskutimet dhe rendin e ditës në seancën e sotme plenare. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2011, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori