PS dorëzon kërkesën në KQZ
Partia Socialiste ka shfrytëzuar ditën e fundit të afatit të deklaruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për tu regjistruar si pjesëmarrëse në sfidën elektorale të 8 Majit. Zyrtarisht është depozituar në institucionin e menaxhimit të zgjedhjeve kërkesa për hyrjen në zgjedhje si subjekt politik garues.

Dje ishte Partia Demokristiane që depozitoi kërkesën për hyrje në këtë proces zgjedhor.

Sot është dhe afati i fundit kur partitë politike mund të regjistrohen si parti pjesëmarrëse në këto zgjedhje.
Shtuar më 08/03/2011, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori