PS diskuton mbi “Reformën në Drejtësi”
Partia Socialiste në një tryezë të organizuar gjatë ditës së premte ka diskutuar me specialistë të fushës mbi “Reformën në Drejtësi”. Deputetja e PS-së Ermonela Felaj ka propozuar disa pika ku kërkohet ndërhyrje në Kodin Penal.


“Të ashpërsohen vendimet që kanë të bëjmë me falsifikimin e dokumenteve zgjedhore. Për shkak të problematikës ka nevojë që të penalizohen; dëmtimet me dashje të dokumenteve, votimi më shumë se njëherë ose i paidentifikuar, dhe veprat e dhunës që mund të kryhen ndaj komisionarëve”- theksoi Felaj. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2012, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori