PS dhe PD konfliktohen për Dekriminalizimin, ja çfarë bën Meta
Këshilli i Legjislacionit ende vijon mbledhjen me dyer të mbyllura pasi deri tani mazhoranca dhe opozita nuk kanë arritur një marrëveshje për sa i përket akteve nënligjore të Ligjit për Dekriminalizimin.

Partia Demokatike dhe ajo Socialiste nuk bien në një mendje për formularin e vetëdeklarimit. Demokratët kërkojnë masa për ata persona që janë ndaluar nga Policia, kurse Socialistët kërkojnë dekriminalizimin e të dënuarve me formë të prerë.

Ndërkohë deputeti i PS­së, Taulant Balla tha se me propozimin e PD­së Ligji për Dekriminalizimin shkel Kushtetutën. Ndërsa deputeti i PD­së, Oert Bylykbashi e cilësoi këtë si justifikim për mos zbatimin e ligjit.

I gjendur përballë kësaj situate kreu i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi vazhdimin e mbledhjes me dyer të mbyllura duke pohuar se me praninë e medieve nuk arrihet konsensus.

“Nuk ka konsensus me mediat e pranishme në këtë sallë. Mediat të dalin dhe ne të vazhdojmë punën këtu deri në mëngjes, derisa të arrijmë konsensus”, ka thënë Meta.

Ligji për dekriminalizimin ka hyrë në fuqi që prej muajit janar, por mungesa e akteve nënligjore vetëm sa e ka shtyrë./Albeu.com/
Shtuar më 02/03/2016, ora 22:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori