PS: Detaje te pasurise se qeveritareve
Albeu.com
Partia Socialiste ka kërkuar detajime të pasurisë të zyrtarëve që janë pranë kryeministrit Berisha pasi sipas deputeti Tahiri nuk mund të ketë rritje të të ardhurave në miliona euro në një periudhë të krizës ekonomike.
"Kërkojmë detajime të pasurisë të atyre që janë të lidhur me Berishën dhe kanë fituar miliona euro në këtë vit krize", u shpreh deputeti Saimir Tahiri.

Duke iu referuar deklaratës së kreut të SHISH se vitin e kaluar mafia ka spronsorizuar për ngritjen në karrierë të qeveritarëve, PS ka kërkuar publikimin e emrave të tyre.

"Edhe sot ata mbajnë lidhje me mafian, krimin e organizuar dhe shërbimin sekret të huaj , por deri më sot as Presidenti Topi dhe as kryeministri Berisha s'kanë marrë asnjë masë. Ne kërkojmë identifikimin e tyre", saktësoi Tahiri.
Shtuar më 06/07/2010, ora 12:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori