Partia Socialiste ka depozituar sot pranë KQZ-së
kërkesën për tu bërë pjesë e
zgjedhjeve të 25
Prillit.
Ndërkohë PD e ka depozituar
kërkesën pasi ka mbledhur 5 mijë firmat e nevojshme për t’u regjistruar në KQZ, për shkak se nuk është një parti parlamentare, pas djegies së mandateve në 2019-tës.
Njëkohësisht me PD-në kanë në dërguar kërkesë në KQZ edhe 8 parti të tjera. Dy prej të cilëve aleatë të Bashës, ajo e Fatmir Mediut
Partia Republikane dhe LZHK-ja e Dashamir Shehit.
Konkretisht, PD, PR, LZHK, Aleanca Demokristiane, PAA,
Partia Bashkimi Demokrat,
Lëvizja e Re (LRE), PKD,
Partia Aleanca Demokracia e Re i kanë çuar kërkesë KQZ për regjistrimin e tyre, ndërsa nuk dihet se kur do të shqyrtohet nga KQ kërkesa e tyre.
Pak ditë më parë KQZ regjistroi 10 partitë e para të
zgjedhjeve parlamentare të 25
prillit., mes tyre
partia e Jozefina Topalli me
Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë
Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike.
Shtuar më 10/02/2021,
ora 11:47