PS: Bllokimi i buxhetit, alibi e Bashës për të fshehur dështimet
Pëlqej
Partia Socialiste akuzi sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha se me alibinë se i është bllokuar buxheti, po mundohet të justifikojë dështimet e tij.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, tha se buxheti i Bashkisë jo vetëm që nuk është bllokuar, por në ndryshim nga e kaluara, mazhoranca në këshill, edhe pse kundërshtare e kryebashkiakut e dha votën unanimisht për miratimin e buxhetit, duke vendosur në nivel të parë nevojat e qytetarëve të Tiranës.

Sipas PS-së, nevoja e qytetarëve nuk është shqetësimi i Lulzim Bashës, i cili pasi dha ku të mundte leje ndërtimi dhe para se qytetarët ta nxjerrin nga zyra me votë, tani po mundohet të justifikojë dështimet e tij me alibinë se i është bllokuar buxheti.
Shtuar më 03/09/2014, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori