PS: Berisha te pranoje kompromisin
Albeu.com
Në prag të Samitit të Sarajevës, Partia Socialiste ka kërkuar nga kryeministri Sali Berisha angazhim për zgjidhjen e situatës politike në vend. "Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga Samiti i Sarajevës, qeveria po refuzon mesazhet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës.
Berisha duhet t'i hapë rrugë transparencës", u shpreh deputeti Taulant Balla.
Balla ka deklaruar se hapja e kutive është rruga e zgjidhjes, por nënvizoi se fletët e votimit nuk do të digjen kurrsesi. "Transparenca e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive është domosdoshmëri që vjen edhe nga autoritetet më të larta të botës demokratike, kërkesë që gëzon mbështetjen e ë majtëve e të djathtëve në PE, por edhe SHBA-së. I bëjmë thirrje Berishës të mos mendojë të djegë fletët e votimit. Nëse guxon ta bëjë këtë, kjo do ishte shkëndija e djegies të pushtetit të Sali Berishës", tha Balla.
Sipas deputetit, PS i ka dhënë provat për një kompromis që garanton transparencën .
Shtuar më 31/05/2010, ora 13:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori