PS: Berisha genjeu per buxhetin
Albeu.com
Pas deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë lidhur me buxhetin ka reaguar Partia Socialiste duke e akuzuar atë se gënjeu. Deputeti i PS-së, Ilir Beqja deklaroi se është gënjeshtër se borxhi publik në vitin 2005 ...... ka qënë 70% pasi informacioni zyrtar i Ministrisë së Financave thotë se ka qënë 57 %.

Duke iu referuar rritjes së pensoneve, Beqja pohoi se është kriminale t'u japësh pensionistëve shtesë më pak se inflacioni.

Sipas deputetit, në 6 mujorin e parë 2009, administrata tatimore ka shënuar rekordet më të këqija në 10 vitet e fundit.

"Jo vetëm që ka krijuar një defiçit prej 77 milionë dollarësh, por ka mbledhur 32 milionë dollarë më pak se në vitin 2009", vijoi Beqja.
Sipas tij kjo është një tjetër dëshmi se vendi është në krizë dhe se arsyeja kryesore e kësaj krize është korrupsioni në administrimin fiskal.

"Frika nga këto të vërteta i detyruan Berishën, Topallin dhe Boden të mbyllin në mënyrë të turpshme votimin e buxhetit ditën e hënë", përfundoi deputeti i PS-së.
Shtuar më 28/07/2010, ora 12:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori