PS: Bashkia po kryen masakėr mjedisore nė Parkun Kombetar
Kėshilltarėt socialistė nė Kėshillin Bashkiak kanė reagur tė premten nė lidhje me prerjen e pemėve nė ParkunKombetar nė Liqenin Artificial tė Tiranės duke akuzuar kreun e bashkisė si autor i kėtij akti.
"Kemi njė sensibilitet tė madh, njė shqetėsim tė qytetarėve tė Tiranės dhe organizatave ambientaliste, nė lidhje me masakrėn qė ka ndodhur nė Parkun Kombėtar tė Liqenit nė Tiranė, ku mijėra metra katrorė janė shkatėrruar brenda njė nate. Ne i kėrkojmė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, tė dalė menjėherė publikisht, tė bėjė transparencė dhe tė shpjegojė mbi ēfarė baze ligjore, mbi ēfarė akti e ka marrė kėtė vendim. Ku janė bazuar autoritetet e bashkisė sė Tiranės, qė kanė ndėrhyrė dhe kanė kryer kėtė veprim qė pėr ne konsiderohet antiligjor? I kėrkojmė Prokurorisė sė Tiranės tė nisė menjėherė hetimet", tha kryetari i grupit tė kėshilltarėve socialistė, Aldrin Dalipi.
Bashkia e Tiranes sqaron se prerja e pemeve ėshtė bėrė pėr zgjerimin e rrugės Elbasanit nga Fakulteti Ekonomik, deri nė Sauk. /albeu.com/