PS: Basha të japë dorëheqjen, politizoi ngjarjen në Sarandë
Pëlqej
Deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau në një deklaratë për mediat kërkoi sot dorëheqjen e Lulzim Bashës, pasi siç tha ajo ai nuk ka bërë asgjë për kryeqytetin. Deputetja e akuzoi atë se po abuzon dhe poe e politizon edhe çështjen e skandalit të Sarandës.

"Lulzim Basha që ka braktisur Tiranën dhe që rikthehet në detyrë vetëm për të ushqyer me leje ndërtimi e me semaforë disa klientë banale të pushtetit të tij të falimentuar, duhet të japë dorëheqjen.Të gjithë e dinë se ai nuk e fitoi Tiranën me vota po e grabiti atë me duart e një gjykate të korruptuar.Të gjithë e dinë po ashtu se kur kërkonte votat Luli thoshte se Tiranës i duhej një kryebashkiak që të merrej me qytetin jo me politikë.Por të gjithë e panë dhe e shohin përditë se nga zëri i qytetarëve të Tiranës që premtoi se do te ishte, kryebashkiaku ynë u bë papagalli i katragjyshit të Partisë Demokratike.Luli duhet të japë dorëheqjen sepse Tirana po mbytet në papastërti, teksa kryebashkiaku po bën përditë pis ekranet e televizorëve e të rrjeteve sociale me fjalorin e ulët e të dhunshëm të shpifjeve e të fyerjeve për kundërshtarët politike", tha Shkjau.

Duke u ndalur tek skandali i Sanrandës, Shkjau tha se: "Jo më larg se dje ai u bashkua në një duet të turpshëm me plakun e PD-së për të abuzuar me një grua duke politizuar pa asnjë skrupull aktin e shëmtuar ndaj saj nga ana e një punonjësi të zyrës së një deputeti socialist. Ndërkohë që Policia e Shtetit bëri detyrën e saj dhe e arrestoi keqbërësin, Luli dhe Plaku sulmuan policinë. Ndërkohë që Ministri i Brendshëm iu gjend pranë viktimës, Luli dhe Plaku sulmuan ministrin e Brendshëm. Ndërkohë që zyra e deputetit e dënoi me forcë aktin e turpshëm të një punonjësi, Luli dhe Plaku sulmuan deputetin. Ndërkohë që ne provuam edhe në ketë rast se jemi ndryshe nga ata që një ngacmues seksual e vunë në një detyrë të lartë pasi gjobitën rëndë median që e denoncoi, Luli dhe Plaku na sulmojnë ne se s’dinë të bëjnë asgjë tjetër. Plaku shkatërroi PD-në, Luli është në të drejtën e tij ta vazhdojë shkatërrimin e PD-së, por duhet të dorëhiqet nga Bashkia e Tiranës sepse Tirana s'ka pse vuan në kurriz pasojat e një njeriu që as e ka zgjedhur e as di të bëjë tjetër gjë përveçse të shkatërrojë", përfundon deklarata. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori