PS: Basha të ikë, u mor me ‘lulëzimin’ e PD-së, jo të Tiranës
Pëlqej
Partia Socialiste akuzoi sërish sot kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha se deri më sot është marrë vetëm me “lulëzimin” e degëve të PD-së dhe jo me lulëzimin e Tiranës.

Sekretari Ekonomik i PS-së, Ervin Bushati akuzoi Bashën se nuk mbajti premtimin e dhënë qytetarëve për të mos betonizuar parkun e Tiranës.

“Kryebashkiaku Basha, një nga gënjeshtrat që ka thënë ka qënë se nuk do të lejonte pallate në parkun e Tiranës; se do të ishte kryebashkiak dhe nuk do merrej me politikë; po ashtu, që nuk do bënte betonizim. Mirë do të ishte që të vazhdonte vesin e tij të gënjeshtrës sepse në këto vite nuk ka bërë asnjë punë, është marrë vetëm me lulëzimin e degëve të PD-së dhe jo me lulëzimin e Tiranës. Sot të mbajë fjalën si burrë dhe të dorëhiqet nga ajo detyrë, që t’i hapë rrugë qytetarëve të zgjedhin njeriun që u duhet për punë.” tha Bushati. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori