PS: Basha, përgjegjës për betonizimin e parkut të Tiranës
Pëlqej
Partia Socialiste kërkoi sërish sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha që të japë dorëheqjen, pasi nuk ka bërë asgjë për banorët e kryeqytetit.

“Ka ardhur momenti që të largohesh nga bashkia e Tiranës, se qytetarët e Tiranës nuk janë të interesuar se çfarë politike mund të bësh ti, por çfarë mund të bësh për qytetin e tyre”, tha sekretari për Çështjet Ekonomike në PS, Ervin Bushati në një prononcim për mediat.

Ai i kërkoi kryebashkiakut që të mbajë premtimet e dhëna në fushatë elektorale, se nuk do të merrej me politikë dhe se do ishte një kryetar bashkie që do merrej vetëm me problemet e qytetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori