PS: Basha kryebashkiak koti, të largohet
Pëlqej
Partia Socialiste kërkoi sot largimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi sipas PS ai nuk kishte mbajtur premtimet e dhëna për kryeqytetasit.

Sekretari për Ekonominë në PS, Ervin Bushati akuzoi Bashën se ka dhënë leje ndërtimi në çdo cep të Tiranës, duke dëmtuar parqet e Tiranës.

"Të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë fare mirë se Lulëzim Basha është kryetari i Bashkisë më kot që ka patur kryeqyteti. Katër vjet më parë, kur bënte fushatë për të marrë votat e qytetarëve të Tiranës, Luli premtoi se do të gjelbëronte qytetësin e do të zhdukte betonin. Por çka bëri në realitet? Ka dhënë leje ndërtimi pa karar, ku ka mundur, në çdo cep të qytetit. Leje që shkelin çdo rregull urbanistik, që kafshojnë gjithmonë e më shumë parqet e qyteti. Njësoj si rasti i murit njëzetkatësh tek liqeni, apo shumë e shumë lejeve të pabesueshme që do t’ia tregojmë publikut në ditët në vazhdim.Luli premtoi se Tiranës i duhej një kryebashkiak dhe jo një politikan. Por sot e shohim Lulin teksa e ka braktisur detyrën plotësisht dhe e vetmja gjë që bën me bashkinë është politike. Njësoj si sot, kur tenton të politizoje edhe fëmijët në kopshte e çerdhe, pavarësisht se ai e di mirë se buxheti i bashkisë është votuar si asnjëherë më parë edhe nga maxhoranca, edhe pse kryetari i Bashkisë i përket minorancës." u shpreh Bushati per mediat.

Sipas tij, e vetmja gjë e mirë që Basha mund të bëjë për Tiranën sot, kur i ka harruar të gjitha premtimet e tij, edhe për tramin, edhe për parqet, edhe për unazën e re, edhe për bulevardin është të largohet nga bashkia. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori