PS: Arsimi i Lartë në thundrën e injorancës në pushtet
Partia Socialiste ka vijuar edhe sot të listojë dështimet e qeverisë Berisha. Në një deklaratë për mediat deputetja Ledi Shamku u shpreh se Berisha dështoi me Arsimin e Lartë në këto 8 vite duke e rrënuar.


"Masivizim në dëm të cilësisë. U hapën dyert e universiteteve për arsye elektorale, por nuk u hapën dyert e formimit real dhe sipas nevojave të tregut. Vetëm në fakultetin ekonomik kemi 1 pedagog për 100 studentë, ndërkohë që ky raport duhet të jetë 1 me 18, sipas Kartës të Bolonjës.Masivizim në dëm të punësimit. Bizneset sot ankohen për mungesë të krahut të kualifikuar të punës. Sali Berisha ka shpërfillur kërkesën e vijuar të bizneseve për harmonizimin mes shkollimit dhe kërkesave të tregut të punës" u shpreh Shamku.

Sipas saj procesi i akreditimit dhe renditjes se universiteteve u krye në mungesë të plotë trasparence dhe me individë privatë, e jo në marrëdhënie institucionale, siç duhej bërë.


"Vetëm gjysma e institucioneve të arsimit të lartë morrën pjesë në procesin e akreditimit, ndërkohë që në vlerësimin e fundit të raportit mbi renditjen globale të universiteteve, Shqipëria zë fill nga vendi i njëmbëdhjetëmjtë e poshtë, nga afro 17 mijë universitete që renditen.65% e universiteteve sot janë të paakredituara çka do të thotë që sot 65% e familjeve shqiptare janë të gënjyera. Në morinë e universiteteve private që janë sot në vend, vetëm 4 prej tyre kanë marrë statusin Universitet. Të tjerat lëshojnë diploma universitare pa qenë universitet. Këtë fakt e kemi denoncuar publikisht dhe është pranuar prej tyre" vijoi me tej ajo.


Partia Socialiste, sipas saj ka një skemë krejt të re financiare për arsimin e lartë, e cila harmonizon fondet e publikut dhe privatit për të mirën publike. Me ardhjen ne pushtet PS premton rishperndarjen e universiteteve në përputhje me tiparet ekonomike dhe sociale të zonave ku ato ndodhen, duke i shndërruar vetë universitetet në fuqi rilindëse të çdo krahine, që do të thotë zhvillim dhe punësim vendor. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2013, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori