Kreu i grupit të këshilltarëve të partisë Socialiste Aldrin
Dalipi ka paraqitur një kërkesë tek Avokati u Popullit Igli Totozani në lidhje me disa cështje të cilat sipas tij janë shkelur të drejtat e
njeriut. Në një intervistë për televizionin Top Channel ai shprehet se ka vënë në dijeni avokatin edhe mbi dhunën ndaj dy
zonjave në ambjentet e institucionit të tatim-taksave në Bashkinë e Tiranës
“Cështje që kanë të bëjnë me të drejtat e
njeriut, në rastin konkret edhe për largimet masive nga puna që janë kryer në Bashkinë e Tiranës. E njohëm atë me të gjitha veprimet të cilat janë në kundërshtim me ligjin. Rikthyem në vëmendjen e tij rastin e dhunës ndaj dy
zonjave në ambjentet e institucionit të tatim-taksave në Bashkinë e Tiranës”, deklaroi Aldrin
Dalipi. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2012,
ora 18:47