PS ankohet te NATO për Imamin
Partia Socialiste i drejtohet me një letër selizë qendrore të Aleancës së Atlantikut për të denoncuar moslejimin prej më shumë se 2 muajsh të kontrollit të Parlamentit ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Letra drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen mban firmën e deputeteve të Komisionit të sigurisë kombëtare Pirro Lutaj dhe Armando Prenga, të cilët ngrenë shqetësimin për kundërshtimin sipas tyre pa asnjë arsye racionale të Ministrisë së Mbrojtjes për mbikqyrje parlamentare.

"Ne kete kuader, nje Grup Pune, i perbere nga deputet te Komisionit per Sigurine Kombetare, i autorizuar nga autoritetet perkatese, qe prej dy muajsh, duke zbatuar te gjitha rregullat, procedurat standarte zyrtare dhe i paisur me autoritetin e nevojshem, tentoi te kryej nje mbikqyrje parlamentare te aktivitetit te Ministrise se Mbrojtjes. Fatkeqesisht, deri tani kryerja e ketij kontrolli ka qene e pamundur. Kjo ka ndodhur per shkak te kundershtimit te vazhdueshem dhe kembengules, pa asnje arsye racionale, te Ministrit te Mbrojtjes, Zotit Arben IMAMI.

Duke e konsideruar kete nje situate absurde dhe nje shkelje flagrante te kontrollit parlamentar demokratik-civil te FA, deputetët kerkojne nga sekretari i përgjithshem Ramsusen konsiderimin e nje mbeshtetje te mundshme racionale per zgjidhjen e kesaj situate.

Për dijeni letra i është derguar edhe presidentit të nderuar Zotit NISHANI,
E nderuar Zonja TOPALLI,
I nderuar Zoti BERISHA,
I nderuar Zoti IMAMI," thuhet në letrën e PS.

Dy muaj më parë Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi kontrollin parlamentar ndaj Ministrisë se Mbrojtjes lidhur me akuzat e PS-së për trafik armësh dhe korrupsion. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2012, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori