PS akuza ERE-s pėr energjinė
Arben Ahmetaj
Opozita denoncon vendimin e Entit Rregullator qė uli ēmimin e energjisė pėr KESH nga 2.8 nė 2.2 lekė pėr kilovatorė, si njė masė haptazi kundėr interesave tė qytetarėve.

"Kjo qeveri vazhdon tė falė paratė e taksapaguesve pėr interesa tė ngushta klienteliste nė disfavor tė publikut, tė konsumatorit dhe tė buxhetit tė shtetit", thotė Arben Ahmetaj, deputet socialist.

Arben Ahmetaj hedh dyshime se vendimi ėshtė pasojė e njė marrėveshje tė fshehtė, e cila sipas tij grabit miliona dollarė nga xhepat e qytetarėve

"Njė ulje e cmimit nga KESH tek CEZ nga 2.8 nė 2.2 nė vit, dėmin ekonomik e ka 33 milione dollare ne vit, qe per tre vjet bejne 100 milione dollare. Pse i falen keto para CEZ-it, cila ėshtė arsyja qė pėrderisa CEZ pėrfiton 100 milionė dollarė nė tre vite nuk ul cmimin final pėr konsumatorin shqiptar. Do tė thotė se kėtu ka njė marrėveshje tė fshehtė nė dėm tė publikut shqiptar", tha Ahmetaj.

Tre ditė mė parė, si rrallėherė, Enti Rregulator ndėrhyri nė mes tė vitit pėr tė ulur ēmimin me tė cilin KESH, kompania publike e prodhimit tė energjisė shet energji tek CEZ, privati qė ka monopol rrjetin e shpėrndarjes.

Socialistėt thonė se ky vendim qė transferon 33 milionė dollarė tė ardhura nė vit nga buxheti i KESH-it, tek kompania private CEZ dėshmon edhe njė herė atė qė opozita e denoncon prej kohėsh; qeverisjen e vendit jo pėr interesa tė qytetarėve, por siē thotė deputeti Ahmetaj tė klientėve tė pushtetit. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2012, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?