PS akuza Bashës: Premtove parkun sportiv të Ballkanit tek Liqeni, jo pallatet
Pëlqej
Partia Socialiste i kërkoi sërish sot kryebashkiakut Lulzim Basha dorëheqjen pasi sipas saj po betonizon një hapësirë në zonën e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, ku Basha kishte premtuar se do ta bente park.

Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi deklaroi për mediat me lejet e dhëna për të hapur gropa e ndërtuar palate në Park, Basha është duke i marrë frymën Tiranës dhe qiellit të saj, duke harruar premtimin e bërë tre vjet më parë se pikërisht në këtë vend do të ndërtonte parkun më të madh sportive të Ballkanit.

“Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi 3 vjet më parë se këtu do të ndërtonte parkun më të madh sportiv në Ballkan, – tha Hysi. – Dhe ja ku jemi sot, që ai sikurse Saliu, po jep gënjeshtrën më të madhe: Jo vetëm që nuk po ndërton parkun më të madh të Ballkanit, por po e shkatërron atë. Dhe po e bën pikërisht në momentet kur poi vjen fundi në karrigen që po rri, që e mori jo me zgjedhje, por me vjedhje. Dhe sikurse edhe z.Sali, po bën të njejtën gjë: Pas meje u bëftë qameti! Dhe ka dhënë leje për të hapur gropa dhe ndërtuar palate, që do t’i marrin frymën Tiranës dhe qiellit të Tiranës. Ne i themi të largohet, të japë dorëheqjen, sepse nuk mbajti asnjë nga premtimet.” tha
Hysi e cila ka hequr paralelizma më pas ndërmjet asaj që është premtuar dhe asaj që po ndodh e deklarohet nga kryebashkiaku Basha.
Shtuar më 21/08/2014, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori