PS : Sot emrat e rinj të Asamblesë
Kongresi i Partisë Socialiste pritet të nxjerrë gjatë ditës së sotme emrat e rinj të kësaj asambleje. Pas zgjedhjes së anëtërëve të asamblesë, do të jënë këta të fundit që do të zgjedhin kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi i ri i kryetarit Edi Rama.

Rreth 1500 delegatë të ardhur nga gjithë Shqipëria votuan dje programin e ri politik, i përmbledhur në një broshurë prej 92 faqesh nën titullin “Rilindja Shqiptare”, por edhe ndryshimet në statutin e saj.

Kreytari i PS pas mbylljes së punimeve të këtij kongresi bëri komentet e radhës në faqen personale të rrjetit social Tëitter. Ai e vlerësoi Kongresin shumë të bukur, dhe dha dhe disa nota për fjalimet që i kishin pëlqyer më shumë.

“Ky është kongresi më i bukur qëkur jam në PS. Dhe më e bukura është që ky është vetëm fillimi!” “Fjalimi më i bukur? Spartak Ngjela. Fjalimi më njerëzor? Pandeli Majko. Fjalimi më i ndjerë? Erion Braçe!”,- shkruajti pas përfundimit të Kongresit kreu i PS./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori