Përvëloi me ujë të nxehtë vajzën 14- vjeçare, arrestohet babai dhunues në Durrës
Muaji mars nisi fatalisht për një familje në Durrës ku pas një zënke në familja babai i dehur përvëloi me ujë të nxehtë vajzën e tij vetëm 14 vjeçare.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Porto Romano, në Durrës.

Më 1 mars, në gjendje të dehur, 45-vjeçari i është kthyer në banesë rreth orës 18:00 dhe ka filluar të dhunojë gruan dhe në momentin kur vajza 14-vjeçare ndërhyri përfundoi e djegur në gjymtyrën e poshtme me ujin që ziente mbi sobën e drurit.

Shkak u vë veprimi i nxituar i të atit, i cili në një moment nervozizmi goditi me këmbë sobën e zjarrit, dhe uji që ziente mbi sobë, rra mbi gjymtyrët e 14-vjeçares me inicialet A.Xh.

Pas ngjarjes së rëndë babai u largua menjëherë pas ngjarjes, dhe vetëm ditën e sotme u bë i mundur arrestimi i tij nga policia e Durrësit.

Policia bën me dije se quhet Kujtim Xhura dhe akuzohet për “Dhunë në familje”, dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së rrethit./albeu.com/

Shtuar më 09/03/2017, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori