Zelensky: Ukraina i ka ofruar Rusisë të gjitha opsionet për shkëmbimin e ushtarëve rusë me civilët e Mariupolit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina i ka “ofruar të gjitha opsionet” Rusisë për të shkëmbyer qytetarët e Mariupolit me ushtarë rusë dhe është në pritje të përgjigjes së Moskës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ai kishte sugjeruar më parë se ushtarët rusë të kapur mund të shkëmbeheshin me civilë të bllokuar.

Duke iu përgjigjur pretendimit të Kremlinit forcat e tij kanë “çliruar” qytetin port, ai tha se Rusia kontrollon pjesën më të madhe të Mariupolit, por forcat ukrainase mbeten në një pjesë të tij, sipas Reuters.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar trupat e tij të mbyllin fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit, ku po qëndron një grup i fundit luftëtarësh ukrainas, në vend që ta sulmojnë atë.

Zelensky gjithashtu u citua të thoshte se 120,000 civilë po bllokoheshin të largoheshin nga Mariupol./albeu.com


Shtuar 21.04.2022 16:10