Prurje dhe shkarkime të mëdha, Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore (VIDEO)
Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në anën e Malit. Dajç dhe Shkodër.

Përmes një njoftimi, Bashkia e Shkodrës bënë me dije se ditën e kësaj të enjteje situata është përkeqësuar duke rrezikuar jetët dhe shtëpitë e banorëve në zonën e Shriq të Dajçit. Shkak është bërë rritja e vazhdueshme e shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e Nën Shkodrës.

Sipas Bashkisë argjinatura është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejtë bnesat, banesat gjenë e gjallë, shkollën ‘Pjetër Gaci’, Qendrën Komunitare si dhe Qendrën Shëndetësore.

Njoftimi

“BASHKIA E SHKODRES KERKON SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE NË ANEN E MALIT, DAJÇ DHE SHKODËR.

Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.

Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike.”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër.
Shtuar më 28/01/2021, ora 08:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori