Meta bëhet nostalgjik, tregon çfarë i vjen në mendje kur dëgjon deklaratat e Ramës

Presidenti Ilir Meta gjatë një deklarate për media, është shorehur se kur dëgjon kryeministrin Edi Rama të flasë për reformën zgjedhore, i kujtohet dhe ka nostalgji për ish presidentin komunist Ramiz Alia që i shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës të ishte pjesë e tyre.

I pyetur çfarë mendon kur dëgjon palët ose saktësisht kryeministrin Rama që thonë qartazi se marrëveshja e dakortësuar për Zgjedhoren nuk ishte reformë, por ishte një mundësi për të bërë pjesë e zgjedhjeve opozitën jashtë Parlamentit, Meta tha:

“Kur dëgjoj deklarata të tilla nuk me mbetet tjetër vec të kem nostalgji për ish presidentin komunist Ramiz Alia që i shtyu zgjedhjet në 91 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje“.


Shtuar 19.06.2020 11:35