Përplasja prokurori-KQZ, Biba u shkruan letër krerëve të shtetit (FOTO LAJM)

Debatet e fundit mes Prokurorisë dhe KQZ mbi hetimin nga ana e prokurorisë për proçesin e dekriminalizimit ka detyruar kreun e KQZ-së të nisë një letër krerëve të shtetit dhe ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së.

Mësohet se Biba u ka dërguar atyre edhe materialet në lidhje me deputetët që kanë probleme me ligjin, që kanë qenë të dënuar më parë, por që nuk e kanë bërë publike fillimisht.

Pas ditë më parë prokuroria akuzoi KQZ-në se ka pranuar dorëzimin e formularëve të dekriminalizimit jashtë afatit ligjor, ndërsa ka kërkuar që Armando Prengës ti hiqet mandati i deputetit.

Ndërsa KQZ-ja iu përgjigj me një deklaratë të gjatë për median të mbajtur të dielën, ku ka justifikuar punën e saj.

Një ditë parë, akuza zbarkoi në KQZ duke marrë dosjet e deputetëve të dyshuar, ndërsa ka kërkuar edhe shenjat e gishtërinjve për 6 prej tyre dhe 3 kryebashkiakë./albeu.com/

Shtuar më 21/02/2017, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori